Erdogan: urdhri i vrasjes së Khashoggi, nga nivelet më të larta saudite por jo nga Mbreti

Mos i humb

Presidenti turk Erdogan shkroi një kolonë në gazetën amerikane The Washington Post nën titullin “Ka ende shumë pyetje ndaj Arabisë Saudite për t’u përgjigjur në lidhje me vrasjen e Khashoggi”, duke vënë në dukje se vendi i tij i ka ndërmarrë të gjitha përpjekjet për ta zbardhur të vërtetën e vrasjes.

“Në muajin e kaluar, Turqia mobilizoi të gjitha burimet që ka për të ndriçuar të gjitha aspektet e kësaj ngjarjeje. Si rezultat i këtyre përpjekjeve, e gjithë bota mësoi se Jamal Khashoggi vrau me gjakftohtësi një ekip njerëzish të specializuar për të tilla vrasja. Dhe doli që ajo u krye me paramendim”, shkroi presidenti turk.

Ai theksoi se është shumë e rëndësishme që të ndriçohen dhe të zbulohen të gjitha detajet e këtij rasti tragjik.

“Gjetja e përgjigjeve për disa pyetje që nuk janë më pak të rëndësishme sesa këto detaje, do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë këtë ngjarje të neveritshme. Ku është trupi i Jamalit? Kush është ‘bashkëpunëtori vendor’ i cili, siç pohohet nga zyrtarët e Arabisë Saudite, i është dorëzuar trupi? Kush dha urdhrin për të vrarë këtë shpirt të mirë? Për fat të keq, autoritetet në Arabinë Saudite kanë refuzuar t’u përgjigjen këtyre pyetjeve. Ne e dimë se autorët e vrasjes janë ndër 18 të dyshuarit që u arrestuan në Arabinë Saudite. Ne gjithashtu e dimë se këta njerëz erdhën në rendin: vriteni Khashoggi dhe largohuni nga Turqia. Në fund, ne e dimë se urdhri për të vrarë Khashoggi ka ardhur nga nivelet më të larta të autoriteteve saudite”, tha Erdogan.

Ai shtoi se disa njerëz e shohin këtë vrasje si një problem që do të harrohet me kalimin e kohës dhe nuk do të flitet për më.

“Por ne do të vazhdojmë të bëjmë pyetje që janë vendimtare për hetimin penal në Turqi, si dhe për familjen e Khashoggi dhe të dashurit e tij. Edhe pse ka një muaj që nga vrasja e tij, ende nuk e dimë se ku është trupi i tij. Më së paku, ai meriton një varrim të përshtatshëm në përputhje me etikën islame”, tha Erdogan.

“Për të siguruar që edhe bota të vazhdojë të bëjë të njëjtat pyetje, ne kemi ndarë dëshmi te të gjithë miqtë dhe aleatët tanë, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Ndërsa vazhdojmë të kërkojmë përgjigje, dëshiroj të theksoj se Turqia dhe Arabia Saudite kanë marrëdhënie miqësore. Unë nuk besoj për asnjë një sekondë që mbreti Salman, kujdestar i dy Xhamive të Shenjta, urdhëroi një vrasjen ndaj Khashogg. Prandaj, nuk kam arsye të besoj se vrasja e tij pasqyron politikën zyrtare të Arabisë Saudite. Në këtë kuptim, do të ishte gabim ta vëzhgosh vrasjen e Khashoggi si një ‘problem’ mes dy vendeve. Megjithatë, miqësia jonë e gjatë me Riad nuk do të thotë që ne të injorojmë këtë vrasje e planifikuar që ka ndodhur para syve tanë”, shkruan Erdogan, duke shtuar se vrasja e gazetarit saudit është e pashpjegueshme.

“Vrasja e Khashoggi përbën një shkelje të dukshme dhe abuzim të dukshëm të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore. Dështimi për të ndëshkuar autorët mund të jetë një precedent shumë i rrezikshëm. Kjo është një tjetër arsye pse ne jemi ë tronditur dhe të pikëlluar duke parë përpjekjet e disa zyrtarëve sauditë për të fshehur vrasje e Khashoggi në vend që t’i shërbejnë drejtësisë, sepse kjo është miqësia jonë që e  kërkon. Edhe pse Riadi ka arrestuar 18 të dyshuar, është thellësisht shqetësuese fakti se asgjë nuk është bërë kundër Konsulli i Përgjithshëm të Sauditsë i cili gënjeu në media dhe pastaj u largua shpejt e shpejt nga Turqia”, tha Erdogan.

Në fund ai vuri në dukje se është shumë e rëndësishme të zbulohet ideatori i vrasjes dhe se çfarë fshihet pas saj. /tesheshi.com/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit