Erdogan uron palestinezen Tamimi për guximin e saj

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan realizoi një bisedë telefonike me palestinezen e guximshme 17 vjeçare Ahed al-Tamimi, të cilën e uroi për guximin dhe këmbënguljen në luftën e saj.

Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ahed al-Tamimi, e cila u lirua sot nga qeveria izraelite.

Presidenti Erdoğan uroi palestinezen Tamimi, fituese e “Çmimit të Guximit Handhala”, për guximin dhe këmbënguljen në luftën e saj.

Gjatë bisedës telefonike, thuhet se pranë palestinezes Ahed ishte edhe nëna e saj Neriman al-Tamimi.

Duke shprehur gëzimin për lirimin e saj, presidenti Erdogan tha se “Turqia do të vazhdojë të mbështesë luftën e drejtë të palestinezëve”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit