Erdogan: Vendimi i Parlamentit Europian nuk ka kurrfarë vlere

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan sot deklaroi se vendimi i Parlamentit Europian mbi operacionin “Dega e Ullirit” nuk ka kurrfarë vlere.

“Ne jemi nikoqirë të 3.5 milionë sirianëve për shtatë vjet. Po të kishim hapur kufijtë ju do të kërkonit vend për t’u fshehur. Na u jeni lutur që të mos hapim kufijtë. Ne kemi vepruar me humanizëm, por ju nuk dini asgjë nga humanizmi. Tani merrni çfarëdo vendimi që doni. Në njërin vesh hyn e në tjetrin del. Edhe ashtu vendimet që ju merrni nuk vlejnë asgjë”, ka thënë Erdoğan para Kongresit të zakonshëm të AK Partisë në Erzurum.

Pas vendimit të PE-së i cili ka të bëjë me operacionin “Dega e Ullirit”, është pronocuar edhe Ministria e Jashtme e Turqisë, në të cilën theksohet u se ky vendim për Turqinë është i papranueshëm.

“Nuk mund të pranojë vendimin e PE-së i cili është i njohur për tolerancë ndaj organizatave terroriste. Turqia, ashtu siç ka vepruar në të kaluarën, me vendosmëri do të vazhdojë luftën kundër të gjitha formave të terrorizmit”, thuhet në deklaratën e MPJ-së turke.

Më tej thuhet se ftesa e PE për Turqinë në vendimin e quajtur “Situata në Siri” është një tjetër tregues se sa larg është ky parlament nga realiteti.

Me vendimin për operacionin Dega e Ullirit, Parlamenti Evropian edhe një herë ka demonstruar qëndrim të njëanshëm shumë larg nga ai objektiv.

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë kujton se operacioni “Dega e Ullirit” filloi në përputhje me të drejtën e legjitime të mbrojtjes sipas nenit 51 të Kartës së OKB-së dhe vendimeve të luftës kundër terrorizmit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Objektiv i këtij operacioni janë elementet terroriste PKK/KCK/PYD-YPG që ndodhen në Afrin, por edhe pjesëtarët e organizatës terroriste DEASH që kanë ardhur në këtë rajon nga pjesë të tjera të Sirisë. PKK është në listën e organizatave terroriste në BE, prandaj, operacioni jo vetëm që synon të mbrojë sigurinë kombëtare të Turqisë, por edhe sigurinë e Evropës”, thuhet në deklaratë.

Më tej thuhet se forcat turke i kushtojnë vëmendje maksimale gjatë operacionit për të mos pësuar civilët sirianë.

“Në këtë kontekst, Turqia i kërkon PE-së dhe shteteve anëtare të BE-së të bëjnë përpjekje dhe të marrin përgjegjësinë për përfundimin e konfliktit në Siri që po vazhdon për shtatë vjet dhe të jep kontributin e saj në këtë plan”, thuhet në deklaratë.

PE miratoi dje një vendim me të cilin i kërkoi Turqisë të ndalë operacionin “Dega e Ullirit”, duke shprehur shqetësim rreth tensioneve në rajon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit