Është vrarë me armë zjarri, policia jep detaje për 38-vjeçarin që u gjet i vdekur: Plagë në shpatull

Mos i humb

Policia e Vlorës ka dhënë detaje nga ngjarja që ndodhi sot në lagjen ‘Kushtrimi’, ku një 38-vjecar u gjet i pajetë pranë banesës.

Burimet thonë se në trupin e Kreshnik Dashit, konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës është konstatuar një plagë e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

Të njëjtat burime sqarojnë se ndonëse nga veprimet paraprake rezultoi pa shenja dhune, pas hetimeve të mëtejshme, nga ekspertiza e plotë mjeko-ligjore u konstatua se Dashi është vrarë.

38 vjeçari punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nga ana e Policisë nuk njihet si person me precedent penal.

Në Policinë e Vlorës është ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Aktualisht vijojnë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë për sqarimin e rrethanave dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorit/ve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit