Estonia e gatshme të bashkëpunoj në Kosovë në pastrimin e mjedisit

Mos i humb

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur në takim zv.ministrin e Mjedisit të Estonisë, Meelis Munt, me të cilin kanë biseduar për disa mundësi bashkëpunimi në mes shtetit të Kosovës dhe atij të Estonisë, për ruajtjen dhe planifikimin e mjedisit.

Sipas Matoshit, Kosova shumë shpejt do të filloj një bashkëpunim të ri me Estonin për depozimin e shisheve të plastikes, pasi siç tha ai, plastika është e një rëndësie të madh dhe si e tillë duhe ta fusim në përdorim një metodë të tillë.

“Në takimin që zhvillova me z.Munt, diskutuam për disa tema të rëndësishme, që ndërlidhen me Ditën Botërore të Pastrimit të Globit që do të ndodh me 21 shtator. Estonia ka dhëhequr me vite me radh “Lets Do It Ëorld” dhe pastaj të gjitha shtetet tjera e kanë përcjellur këtë hap të madh që ta ndryshojn vendin ku jetojnë, duke e shëndërruar “Lets Do It Ëorld” në një lëvizje globale. Ne jemi të nderuar që si vend udhëheqim këtë fushat dhe është e rëndësishme të mësojm nga përvoja e atyre që e kanë udhëhequr më parë. Gjithashtu folëm edhe për tema të tjera për depozimin e shisheve dhe në Estoni kjo është e përfeksionuar. Së shpejti edhe në Kosovë do të futet ky sistem”, u shpreh Matoshi.

Ndërsa, zv.ministri i Estonisë Meelis Munt, u shpreh i gatshëm që të ketë bashkëpunime të tjera me Kosovën, derisa sa shtoi se bashkëpunimi mes këtyre dy vendeve nuk do të ndalet derisa të finalozohet me një memorandum bashkëpunimi.

“Në takimin tonë që patëm i diskutuam disa fusha ku mund të kemi bashkëpunim në vitet në vijim. Gjithashtu caktuam disa pika ku mund të kemi bashkëpunim edhe më të afërt mes Kosovës dhe Estonisë. Kuptohet se mjedisi i pastër nuk njeh kufi dhe sigurisht do të mundohemi që çdo gjë të mbajm pastër e mos të bëjëm asnjë gabim. Ka hapsirë për interes të përbashkët dhe besoj që mund të bashkëpunojm edhe më afër në aspektin e qeverisjes elektorinike dhe në aspektin e mjedisit. E mirpëresim dhe e çmojmë shumë Kosovën që do të jetë udhëheqëse në ditën e pastrimit në shtator. Kjo është një inciativë qytetarie. Pasi që problemet e ndotjes po cënojn mjedisin tonë, ne duhet të ngritemi dhe të ballafaqohemi me to. Edhe në Esotoni kemi sfida sa i përket mbeturinave. Shpresoj që sot do të gjejmë bashkëpunim dhe të arrim në një memorandum bashkëpunimi”, tha Munt.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme ministri Matoshi dhe zv.ministri i Estonisë, Meelis Munt, do ta vizitojnë parkun e Gërmisë, ndërsa gjatë pasditës Munt do të zhvilloj disa takime me sekretarin e Ministris së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit