Etiopi, gjatë zjarrit në tregun më të madh digjen 50 dyqane

Mos i humb

 

 

Në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa, në zjarrin që shpërtheu në tregun më të madh të hapur Merkato janë shkatërruar rreth 50 dyqane.

Solomon Mekonnen nga Drejtoria për raste emergjente dhe mbrojtje nga zjarri për AA tha se mbrëmë në këtë treg janë shkatërruar rreth 50 dyqane.

Mekonnen pohon se nga zjarri nuk ka të lënduar, ndërsa po ashtu theksoi se zjarri është vënë nën kontroll disa orë pas shpërthimit.

Zjarri i madh ndodhi në afërsi të xhamisë Grand Anëar, e cila nuk është shkatërruar, ndërsa është djegur çatia e medresesë e cila gjendet në oborrin fqinjë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit