Etja për jetë: palestinezi, barkë me shishe plastike për të mbijetuar

Mos i humb

Një palestinez në Gaza-n nën bllokadën palestineze, ka mundur të gjejë një zgjidhje për të ushqyer veten dhe familjen. Ai ka sajuar një barkë me shishe plastike dhe me të del e peshkon.

Muadh Abu Zayd, 35 vjeç, baba i katër fëmijëve, tha se shtytje për ta shtrydhur trurin e bërë diçka, ishte mungesa e alternativave normale për të siguruar jetesën. Kështu që ju drejtua videove në Youtube, duke vjelur prej atyre idetë e ndërtimit të një barke me mjete rrethanore.

“Ata që më panë për herë të parë, menduan se si do t’u rezistoja valëve të forta me një barkë të thjeshtë. Megjithatë, përvojat e mia të suksesshme në lundrim në det i mënjanuan pikëpyetjet në kokat e njerëzve”, u shpreh peshkatari palestinez. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit