EULEX-i kontrollon Aeroportin e Prishtinës por nuk i gjen gylenistët

Mos i humb

Policia e EULEX-it i është përgjigjur kërkesës së familjeve të gjashtë shtetasve turq të arrestuar një ditë më parë, të cilët pohonin se janë duke u mbajtur ende në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

EULEX në orët e vona të ditës së sotme ka kontrolluar Aeroportin “Adem Jashari”, por që sipas burimeve të KosovaPress-it, nuk ka gjetur gjashtë shtetasit turq.

Sipas misionit evropian, gjashtë punëtorët arsimor të rrjetit Gylenist nuk gjenden në Kosovë, ata janë dëportuar në Turqi.

Ishin familjarët e gjashtë të arrestuarve që nga dje kanë theksuar se të arrestuarit janë duke u mbajtur në Aeroportin e Prishtinës dhe në ambasadën turke në Prishtinë.

Në mediat turke është publikuar sot një foto e të arrestuarve, të shihen me duar të lidhura, edhe pse thuhet se kjo foto është bërë në Turqi, nga ambienti i brendshëm nuk mund të vërtetohet se ku është bërë kjo foto./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit