
Euro ruan me sukses integritetin e Tregut të Përbashkët të Bashkimit Europian (BE), që është motori për një rritje të qëndrueshme ekonomike, deklaroi të martën presidenti i Bankës Qendrore Europiane (BQE), Mario Draghi.
“Euro është përfaqësuesi konkret i integrimit evropian, me të cilin qytetarët tanë përballen për çdo ditë”, tha Draghi në një fjalim të tij në Parlamentit Evropian, në 20 vjetorin e valutës euro.
“Valuta ka fituar besimin e njerëzve për të bërë kursimet e tyre, duke prodhuar stabilitet dy dekadësh të çmimeve në vendet e BE-së”, tha ai.
Draghi theksoi më tej se sfidat të cilat në të shumtën e rasteve janë globale, mund të trajtohen vetëm përmes bashkësive.
“Pikërisht në këtë drejtim, valuta e përbashkët u ka dhënë anëtarëve të eurozonës një sovranitet të politikës monetare ndryshe nga marrëveshjet monetare para ekzistuese”, shtoi ai.
Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, theksoi se aktualisht 340 milionë qytetarë të BE-së përdorin euron, e cila është monedha e dytë më e rëndësishme në botë.
“Gjatë krizës ekonomike, falë lehtësimit sasior të BQE-së, monedha e përbashkët shërbeu si një mburojë, duke parandaluar shembjen e ekonomive më të dobëta evropiane”, tha ai.
Euro u prezantua më 1 janar të vitit 1991, dhe tashmë përdoret në disa vende të BE-së përfshirë edhe disa që nuk janë pjesë e Unionit dhe është monedha e dytë më e përdorur në mbarë botën.


