Evakuohen qindra persona pas shpërthimit të vullkanit Ruang

Mos i humb

Qindra persona janë evakuuar në Indonezi pas shpërthimit në vullkanin Ruang në veri të vendit.

Sipas lajmit të agjencisë së lajmeve Bernama, një shpërthim ka ndodhur në vullkanin Ruang në veri të vendit.

Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare për Kundërmasat e Fatkeqësive (BPBD), Abdul Muhari tha se si pasojë e shpërthimit nga rajoni janë evakuuar 828 persona ndërsa deri më 29 prill është shpallur “gjendje e jashtëzakonshme”.

Muhari theksoi se hiri që u përhap pas shpërthimit shkaktoi dëme në rrjetet e komunikimit në zonën përreth.

Ai tha se niveli i paralajmërimit të vullkanit është rritur në tre ndërsa këshilloi banorët dhe turistët të kenë kujdes dhe të shmangin hyrjen në zonën katër kilometra përreth vullkanit

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit