Eyam, fshati anglez që me karantinë mbroi vendin nga epidemia para 350 vitesh

Mos i humb

Pas shfaqjes së koronavirusit të ri (COVID-19) i cili u përhap në të gjithë botën u rikujtua lufta e fshatit Eyam në Britani të Madhe me murtajën dhe izolimin në vitin 1666.

Sipas lajmeve në mediat britanike, banorët e fshatit Eyam që ndodhet brenda kufijve të Parkut Kombëtar “Peak District”, në pjesën qendrore të vendit, vendosi karantinë gjatë epidemisë së murtajës që ndodhi në vitet 1665-1666, duke parandaluar përhapjen e epidemisë dhe duke paguar çmim për këtë.

Për të parandaluar që sëmundja të përhapet në veri të vendit, për të cilën mendohej se është përhapur nëpërmjet pleshtave brenda pëlhurave të cilët kishin ardhur nga kryeqyteti Londra, banorët gjatë 6 muajve u vetë-izoluan.

Në kuadër të izolimit u vendos që të ndalohet hyrja dhe dalja nga fshati, furnizimi i materialit të nevojshëm të bëhet në kufijtë e fshatit ndërsa monedhat që do të përdoren të mbahen në uthull për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Në fund të epidemisë në fshatin me 700 banorë humbën jetën mbi 250 persona. Një grua me emrin Elizabeth Hancock, vetëm brenda 8 ditëve varrosi bashkëshortin dhe 6 fëmijët e saj. Për shkak të vendimit të marrë gjatë periudhës së epidemisë se çdo familje duhet vetë të varrosë të afërmit e tyre, ajo u detyrua që vet t’i varrosë të gjithë.

Pavarësisht gjithë kësaj, masa e karantinës e fshatit Eyam arriti sukses ndërsa epidemia që shkaktoi vdekjen e dhjetëra mijëra personave në Londër u vu nën kontroll. Falë masës së marrë të banorëve të fshatit duke sakrifikuar veten, kishte parandaluar skenarin më të keq ku epidemia do të përhapej në qytetet e mëdha si Bakewell, Manchester dhe Sheffield.

Çdo vit të dielën e fundit të muajit gusht banorët e fshatit mblidhen për të përkujtuar bashkëbanorët e tyre të fshatit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit