Ushtarët e Forcave të Armatosura kanë zbritur në terren, për të ndihmuar banorët, që janë prekur nga moti i keq dhe temperaturat e ulëta që kanë mbajtur në vend.
Fa shprehet se në të gjithë territorin e vendit mbizotëron mot i kthjellët, me vranësira lokale, i shoqëruar me temperatura të ulëta.

Po ashtu, FA shprehet se të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme, por në zonat malore rekomandohet përdorimi i gomave dimërore. Në akset rurale të zonave malore është e nevojshëm përdorimi i zinxhirëve.





Njoftimi i Forcave të Armatosura:
Në të gjithë territorin e vendit mbizotëron mot i kthjellët, me vranësira lokale, i shoqëruar me temperatura të ulëta.
Të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme, por në zonat malore rekomandaohet përdorimi i gomave dimërore. Në akset rurale të zonave malore është e nevojshëm përdorimi i zinxhirëve.
Forcat e Armatosura janë të angazhuara për hapjen e rrugës së fshatit Trebinjë në Pogradec dhe zonës së Thethit në Shkodër.
Me kërkesë të pushtetit lokal, FA po transportojnë 800 pako ushqimore nga Rezervat Materiale të Shtetit për banorët e fshatrave të bllokuar në bashkitë e Vaut të Dejës, Mirditë, Lezhë dhe Kurbin.
Gjithashtu, trupat dhe mjetet lundruese dhe të kalueshmërisë së lartë të batalionit të I të këmbësorisë dhe atij të mbështetjes rajonale po ndihmojnë lëvizjen e banorëve të njësive administrative Ana e Malit dhe Dajç në bashkinë e Shkodrës.
Forcat e Armatosura mbeten në gatishmëri në të gjithë territorin e vendit për të ndërhyrë në rast nevoje.


