Facebook gjithnjë më pak i popullarizuar në SHBA

Mos i humb

 

 

 Një studim i bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) mbi përdorimin e rrjeteve sociale nga ana e të rinjve, vuri në dukje se rrjeti social Facebook nuk është popullor aq sa ishte më parë.

Studimi i kryer nga think-tanku amerikan Qendra e Hulumtimeve Pew, hulumtoi preferencat e të rinjve në internet, mendimet e tyre mbi efektin e medias dhe përdorimin e telefonave të mençur.

51 për qind e të rinjve të moshës mes 13-17 vjeç që morën pjesë në studimin e zhvilluar mes 7 mars dhe 10 prill, treguan se përdorin Facebook, 69 për qind Snapchat, 72 për qind Instagram dhe 85 për qind Youtube.

Në një studim të ngjashëm të qendrës studimore të bërë në vitin 2015, përkujtohet se 71 për qind e të rinjve kanë përdorur Facebook, ndërsa 52 për qind Instagram dhe 41 për qind Snapchat.

Ndërkohë sipas hulumtimit, 95 për qind të rinjve posedojnë një celular smart, ndërsa ky numër në vitin 2015 ka qenë 73 për qind.

Në hulumtimin vihet në dukje se të rinjtë amerikan nuk kanë mendim të përbashkët mbi efektet e rrjeteve sociale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit