“Facebook në Japoni nuk ka raportuar 4.7 milionë dollarë të ardhura”

Mos i humb

Gjigandi i mediave sociale Facebook në Japoni është paralajmëruar për gjoja raportim më të ulët të të ardhurave të tij në vend, raportojnë media lokale.

Në raportimin e të përditshmes Japan Today thuhet se përfaqësia e Facebook në Japoni dështoi të deklarojë rreth 500 milionë jen (4,7 milionë dollarë) të ardhura që i nënshtrohen tatimit gjatë dy viteve.

“Të ardhurat nga reklamat e gjigantit të teknologjisë të fituara në Japoni u paguan në përfaqësinë e saj në Irlandë, ku niveli i taksave të korporatave është më i ulët, në përpjekje për të zvogëluar të ardhurat që i nënshtrohen tatimit në përfaqësinë e Japonisë”, thuhet në raport.

Japonia ka normë të taksës së korporatave prej rreth 30 për qind, përderisa në Irlandë ajo është me rreth 12,5 për qind.

Megjthatë, raportimi thotë se gjigandi i mediave sociale me praninë në të gjithë globin “besohet se ka korrigjuar deklaratën e tij të taksave dhe ka paguar taksat shtesë” prej mbi 100 milion jenësh të vendosura nga Byroja Rajonale e Taksave në Tokio.

“Ne po bashkëpunojmë me autoritetet e taksave për t’iu përgjigjur rregullave ligjore në secilin vend”, citohet të kenë thënë nga përfaqësia japoneze e Facebook.

“Rregullatorët po rritin kontrollin mbi masat e kursimit të taksave të ndërmarra nga hegjemonët dixhitalë, si Facebook, Apple Inc, Amazon.com Inc dhe Google LLC, përfshirë transferimin e të ardhurave nga përfitimet lokale në një përfaqësi në një vend me norma më të ulëta tatimore”, thotë e përditshmja japoneze.

“Në rastin në Facebook, zyra e Irlandës i pagoi përfaqësisë japoneze të Facebook shpërblim në vlerë të barabartë me shpenzimet totale plus një përqindje të caktuar komision për mbështetjen e biznesit të saj të reklamave në Japoni”, thuhet në raportim.

Facebook ka në funksion një version të lokalizuar në Japoni që nga viti 2008 dhe ai krijoi përfaqësinë lokale në vend një vit më vonë.

Në lajmin e gazetës japoneze thuhet se fitimi neto i Facebook Inc në Japoni për vitin 2018 u rrit në 219 milion jen (2.6 milion dollarë) nga 11 milion jen (103.550 dollarë) në vitin 2017.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit