Fakte tronditëse për helmimin e spiunit rus në Angli: May mobilizon ushtrinë dhe bën gati përgjigjen për Moskën

Mos i humb

Kryeministrja britanike, Theresa May ka dërguar ushtrinë dhe e ka vënë në gatishmëri, pas krizës së provokuar nga helmimi i ish-spiunit rus, Sergej Skripal, i cili bëntë lojë të dyfishtë, edhe me britanikët edhe me anglezët.

May vendosi të dërgojë 180 ushtarakë në Salisbury, qytetit në jug të Anglisë, ku ndodhi incidenti i helmimit . Ushtria do të marrë në dorë hetimet për tentimin e vrasjes së Skripal, i cili u helmua ndërsa ndodhej me të bijën.

Gazi nervin që u përdor për të helmuar Skripal dhe të bijën Yulia, ka kontaminuar edhe 21 persona të tjerë, ndër të cilëve infermierë e policë që janë kujdesur për t’i shpëtuar jetën agjentit, por edhe kalimtarë që kanë kaluar në zonën ku ndodhi ngjarja.

Epiqendra e lëshimit të gazit mësohet se nuk është as lokali apo stoli ku po rrinte Skripal me të bijën, siç u mendua në fillim, por banesa e tij.

Hetimet kanë nxjerrë një të dhënë tronditëse, pasi polici që ndodhet në koma nuk është ai që i ka dhënë ndihmën e parë ish-agjentit, por ai që ka shkuar i pari për të kontrolluar banesën e Skripal.

Por ky nuk është i vetmi detaj tronditës: mjeku që i dha ndihmën e parë agjentit sekret në spital, duke mos e ditur se për çfarë bëhet fjalë, pra duke mos patur asnjë masë mbrojtëse, nuk është kontaminuar. Kurse polici në gjendje më të rëndë është ai që nuk ka pasur fare kontakt me Skripal.

Këto të dhëna kanë tronditur menjëherë shërbimet sekrete të Mbretëreshës, të cilat i kanë kërkuar Kryeministres që në zonë të dërgohet ajka e hetimit, duke vendosur një lloj gjendje të jashtëzakonshme. Megjithatë, sipas hetimeve, ka qenë pikërisht e bija e agjentit, Yulia që ka sjellë gazin nga Rusia, gaz që e çoi pranë vdekjes së bashku me të atin.

Vajza që jeton në Rusi dhe vetëm të shtunën e shkuar erdhi në Britani, solli me vete një valixhe ku kishte futur një byrek special të bërë vetë dhe një shishe me votka. Pikërisht në këto ushqime është vendosur disa miligram nga gazi vdekjeprurës.

Një tjetër version është që gazi mund të jetë lëshuar me spraj, i vendosur gjatë kontrollit të bagazheve në shishen e parfumit të vajzës.

Po hetohet ndërkaq edhe arsyeja përse Skripal është vendosur në shënjestër.

Ish-spiuni i KGB-së ishte në burg në Rusi, por u lirua si pjesë e shkëmbimit të spiunëve; nga Britania për në Rusi shkoi Ana Chapman, një spiune shumë e vlefshme rusë në Britaninë e Madhe.

Skripal mori azil politik në Mbretërinë e Bashkuar por nuk rreshti së punuari për shërbimet sekrete, ndoshta në shkëmbim të parave, duke u dhënë atyre informacione të vlefshme.

Ka dyshime që Skripal punonte së fundi për shërbimin spanjoll, i cili kërkonte lidhjet e FSB-së ruse me mafian e kokainës. Pikërisht kokaina dhe lidhjet e shërbimit sekret me krimin e organizuar mësohet se kanë qenë arsyeja e vrasjes së spiunit.

Nga Moska megjithatë janë hedhur shumë ironi mbi ngjarjen. “Londra nuk është vendi i duhur për tradhëtarët”, deklaroi folësi kryesor i televizionit më të shikuar në Rusi. “Të punosh tradhëtar është një nga zanatet më të rrezikshme në botë”, shkruante një tjetër gazetë ruse.

Por përgjigja e qeverisë britanike pritet të jetë shumë e fortë nëse zbulohen lidhje të Moskës në këtë ngjarje. Kryeministrja May po koordinon punët me SHBA-në dhe NATO-n.

Një nga masat që mund të merren është ajo e mosdërgimit të princit Ëilliam, i cili është president i Federatës Angleze të Futbollit, në Kampionatin Botëror që zhvillohet në Rusi këtë verë.

Nëse ndodh ky bojkotim, atëherë ai mund të ndiqet edhe nga dinjitarë të tjerë europianë.

Ndërkohë, nga ana e Parlamentit britanik po bëhet gati një propozim që ta bëjë vendim mospjesëmarrjen e skuadrës angleze në kampionatin rus të futbollit. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit