Falsifikuan prokurën e noteres, dy në pranga

Mos i humb

Në Tiranë janë vënë në pranga dy persona pasi kanë falsifikuar prokurën e një notereje.

Sipas burimeve zyrtare, në kuadër të operacionit “Prokura”, janë arrestuar Eduart Bakalli, 38 vjeç dhe Fatos Shima, 48 vjeç.

Ata dyshohen se kanë falsifikuar prokurën e posaçme datë 27.11.2017, të G.Sh., notere, një prokurë me karakter autorizimin për kryerjen e veprimeve për një çështje pronësore toke në të cilin palët janë në konflikt gjyqësor.

Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësiperm, për veprat penale të “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i vulave stampave ose i formularëve”.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit