Qyteti i Minneapolis ka dëmshpërblyer me 27 milionë dollarë familjen e George Floyd vetëm disa javë para se të fillojë gjyqi për ish-oficerin e akuzuar për vrasjen e tij.
Lajmi është bërë i ditur nga Këshilli Bashkiak i qytetit, pas seancës me dyer të mbyllura të kësaj të mërkure.
George Floyd u vra më 25 maj 2020, pasi ish-polici Derek Chauvin i mbajti gjurin në qafë për 9 minuta gjatë arrestimit.
Vdekja e Floyd shkaktoi protesta masive jo vetëm në Mineapolis, por në të gjithë Amerikën.


