“Familja më iku në azil, s’kemi asnjë shpresë”, Bardhi me qytetarët e Elbasanit: PD, plan për hapjen e 110 mijë vendeve të reja pune

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me disa banorë në Elbasan, të cilët kanë treguar disa nga shqetësimet e tyre. Sipas Bardhit, Elbasani është në vendnumëro dhe se largimi i të rinjve dhe familjarëve nga Shqipëria është një prej problemeve të mëdha në këtë rajon.

Ndërkohë, Fatos Bylykuti tregoi Bardhit se jeton i vetëm, pasi të gjithë familjarët e tij janë larguar. “Bashkëshortja, 3 vajzat dhe një djalë kanë ikur në Francë, në azil. Nuk mund të qëndronin më, asnjë punë, asnjë mbështetje nga qeveria, asnjë shpresë. Braktisje totale, zgjodhën të ikin”, -tha ai.

Fatosi tregon se është pa punë dhe pa asistencë sociale dhe se nuk ka një strehë, ndërsa jeton në shtëpinë e vëllait të tij.

“Nuk e di ku është shteti”, thotë ai, duke shtuar se ka punuar mjaftueshëm në jetë që zyrat ta marrin në konsideratë.

Ndërkohë, demokrati Bardhi tha se PD-ja ka një plan për hapjen e 110 mijë vendeve të reja të punës.

“Edhe tek Bashkia e Elbasanit nuk ka gjetur derë të hapur. Fatosi thotë se edhe ai është qytetar me të drejta që i takojnë, por sheh vetëm shpërfillje. Kjo indiferencë dhe braktisje ndeshet kudo. Ne kemi një plan për hapjen e 110 mijë vendeve të reja të punës, dhe krijimin e kushteve që vendi të mos braktiset. Prandaj 25 prilli është një datë e rëndësishme, që të fitojnë njerëzit, të fitojë Fatosi, të pastrehët, ata që nuk u është dhënë një mundësi, dhe të humbë Edi Rama.”, tha Bardhi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit