Familjet e veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së, ndihmohen me dru për ngrohje nga IHH

Mos i humb

Fondacioni Humanitar Turk për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH), u ka dalë në ndihmë shoqatave të dala nga lufta, përkatësisht 80 familjeve të invalidëve dhe veteranëve duke i furnizuar me dru për ngrohje.

Shoqata e Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), respektivisht degët në Fushë Kosovë dhe Obiliq, e kanë pranuar ndihmën në fjalë.

“Falë Fondacionit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) në Turqi sot po ju dalim në ndihmë invalidëve të luftës së UÇK-së në Fushë Kosovë të cilët kanë nevojë për drunj” – ka thënë Xhevdet Qeriqi, kryetar i Shoqatës së Ivalidëve të UÇK-së.

Ai njoftoi se IHH ka ndimuar invalidët e dalë nga lufta me 135 metra drunj ku nga kjo ndihmë do të përfitojnë 40 familje nga Fushë Kosova dhe 40 familje nga Obiliqi.

“Ne kemi kërkesa të vazhdueshme edhe për ndihma të tjera, megjithatë tani në dimër ka patur më shumë kërkesë për drunj kështu që tani po i shihni edhe shumicën e veteranëve dhe invalidëve. Kanë ardhur një pjesë e familjarëve të tyre sepse janë disa raste të invalidëve të cilët nuk kanë mundësi të vijnë shkaku i plagëve, janë rëndë të plagosur”, ka deklaruar Qeriqi.

Falënderimet e tij ndaj shoqatës turke i shprehu edhe Nusret Azemi, njëri nga invalidët e luftës.
“Familjet tona janë të gëzuara se shteti i Turqisë ka shprehur vullnet për t’i ndihmuar vëllezërit nga Kosova. Në këtë rast në emër të gjithë familjeve ju shprehim mirënjohje atyre nga shpirti me ngrohtësi”, përfundoi Azemi./Kosova post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit