Faqe e re në procesin e Gjenevës për krizën siriane

Mos i humb

Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Geir O. Pedersen nesër do të fillojë kontaktet e tij të para konkrete, për të ringjallur procesin e Gjenevës nga i cili një kohë të gjatë nuk ka patur ndonjë zhvillim.

Pedersen, me vendet e emëruara “Grupi i vogël” do të zhvillojë nesër takimin e parë të rëndësishëm në Gjenevë pas marrjes së detyrës së tij në janar.

Në takimin që do të zhvillohet në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, Pedersen do të takohet me zyrtarë të nivelit të lartë nga Egjipti, Franca, Gjermania, Jordania, Arabia Saudite, Britania e Madhe dhe SHBA-ja.

Objektivi i parë i Pedersen-it do të jetë ringjallja e procesit të Gjenevës i cili që nga dhjetori e deri më tani është i bllokuar.

Në takime, fillimisht synohet që të bëhet përcaktimi i procesit të zgjidhjes politike në Siri dhe pas formimit të Komitetit Kushtetues zhvillimin e takimit të parë të tij gjatë verës në Gjenevë.

Pas këtij takimi brenda muajit maj Pedersen do të takohet sërish në Gjenevë me vendet garantuese të procesit të Astanas.

Takimin e fundit me ‘Grupin e vogël’ në lidhje me procesin e Gjenevës e zhvilloi më 14 shtator 2018 ish-përfaqësuesi special i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura.

Në procesin e Gjenevës nuk është arritur përparim që nga takimi që Mistura pati më 18 dhjetor 2018 me ministrat e Jashtëm të Turqisë, Rusisë dhe Iranit të cilat janë vendet garantuese të procesit të Astanas.

Ndërkohë theksohet se Pedersen njoftoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së për zhvillimet e fundit në Siri.

Pasi ka vënë theksin se me zyrtarët e Turqisë, Rusisë dhe Iranit, garantuesit e procesit të Astanas, do të bisedojnë në Gjenevë në muajin maj dhe se në Siri ka nevojë për unitetin e bashkëpunimit ndërkombëtar, Pedersen tha se “Dëshiroj të shoh një bashkëpunim të ringjallur ndërkombëtar me bazë të gjerë dhe duhet të krijohet një forum i përbashkët për të mbështetur Gjenevën”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit