Fatmir Xhafaj e nxori nga lista e PS-së/ Reagon për herë të parë Ervin Bushati: U sigurova që energjia jonë të shkonte për të mirën e madhe!

Mos i humb

Deputeti aktual, njëherësh edhe kryetari i PS Tiranë, Ervin Bushati ka reaguar pasi nuk mundi të siguronte dot votat preferenciale për të qëndruar në listën e PS, si deputet i ardhshëm në Parlamentin e Shqipërisë.

Kujtojmë se Bushati ishte renditur i treti në listën e PS-së në Tiranë, por vendin ia zuri Fatmir Xhafaj, i cili edhe pse ishte renditur i 23-ti arriti të thyente herësin dhe të konfirmohej si deputet.

Teksa ka falënderuar të gjithë mbështetësit, Bushati ka theksuar se gjatë gjithë fushatës zgjedhore ka punuar për të mirën e madhe që ishte PS dhe fitorja e tyre me bashkëpunimin e të gjithë socialistëve ishte edhe më e bukur.

Bushati thotë se tashmë pas mbylljes së zgjedhjeve socialistët i pret një punë edhe më e madhe.

Postimi i plotë:

𝐓𝐄̈ 𝐏𝐔𝐍𝐎𝐉𝐌𝐄̈ 𝐏𝐄̈𝐑 𝐏𝐒

Unë si qytetar i Tiranës, i pari i kryesisë së PS Tiranës, punova fort për objektivin e Partisë Socialiste: pastër, drejtë dhe suksesshëm.

PS Tiranë mori një numër rekord votash: +19,042 më shumë se në vitin 2017, falë përpjekjes sonë të përbashkët në këto dy vite bashkë.

Në cilësinë e Kryetarit të PS Tiranë ndieja se kisha përgjegjësinë për të gjithë përfaqësuesit e Partisë Socialiste Tiranë dhe u sigurova që energjia jonë të shkonte për të mirën e madhe: #PS12🌹

Falenderoj mbështetësit e mi për të gjithë energjinë dhe qytetarinë e treguar dhe ndjesë, po perseri për mbështetësit e mi, edhe si i pari socialist i Tiranës, për pritshmëritë individuale: me e rëndësishme dhe më e bukur është 𝐅𝐈𝐓𝐎𝐑𝐉𝐀 𝐄 𝐌𝐀𝐃𝐇𝐄 𝐄 𝐏𝐒! 🙏🏻

Tani na pret një punë edhe më e madhe!!!

Kryetari i PS Tiranë, 𝐄𝐫𝐯𝐢𝐧 𝐁𝐮𝐬𝐡𝐚𝐭𝐢.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit