Fauci: Kriza e Covid nuk ka përfunduar ende, vaksina do të prodhohet

Mos i humb

Drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në Shtetet e Bashkuara, Anthony Fauci ka deklaruar se pandemia e shkaktuar nga koronavirusi nuk “ka përfunduar ende”.

Ai tha gjithashtu se “njerëzit në mbarë botën duhet të respektojnë masat e bashkëjetesës me infeksionin, në të kundërt një mbyllje e dytë do të ishte katastrofike për ekonomitë e planetit”.

Ky është makthi më i keq i njerëzimit teksa në një periudhë prej katër muajsh Covid ka shkatërruar gjithë botën kurse miliona njerëz janë infektuar duke rrezikuar jetën”, – tha kryevirologu amerikan.

Eksperti i Shtëpisë së Bardhë për emergjencën shëndetësore tha se është befasuar nga shpejtësia e përhapjes së virusit, por u shpreh gjithashtu optimist se vaksina kundër Covid do të gjendet.

“Deri sa të kemi vaksinë, alarmi duhet të mbahet i ndezur, në të kundërt rreziku do të jetë edhe më i madh”- tha Fauci

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit