Feim Dragushi takon Dekanin e FSI-së Fahrush Rexhepi!

Mos i humb

Imami dhe sekretari në Xhaminë “Xheneti“ St. Gallen, Zvicer, Feim Dragusha është pritur sot në një takim nga Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame (FSI) prof. Dr. Fahrush Rexhepi me të cilin kanë biseduar çështje të ndryshme të komunitetit të muslimanëve shqiptarë në Zvicër.

Në këtë takim nga ana e tij z. Daragusha e ka informuar z. Rexhepi për jetën fetare të besimtarëve muslimanë në zvicër dhe në veçasnti të komunitetit shqiptar, teksa ka kërkuar edhe mbështetjen e Fakultetit të Studimeve Islame të Zvicrës.

Vetë z.Rexhepi nga ana e tij ka folur rreth programit master në FSI, që zhvillohet prej 5 vitesh në këtë fakultet.

Z.Rexhepi nga ana tjetër i dhuroi Bibliotekës së Xhamisë “Xheneti” piblikimet e tij, dhuratë e cila u prit me kënaqësi nga z.Dragusha.

Statusi në Facebook i Feim Dragusha:

“Takim me Dekanin e Fakultetit te Studimeve Islame (FSI) prof. Dr. Fahrush Rexhepi
Në këtë takim pata rastin që dekanin ta informoj rreth jetës ferare në Zvicër.
Dekani Dr. Fahrush Rexhepi foli rreth programit master në FSI, i cili ka filluar tashmë qe katër vite.
Gjithashtu për Bibliotekën e Xhamisë “Xheneti” FSI-ja ndau publikimet e fundit si dhuratë.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit