Fëmija i robëruar nga infeksioni i Covid, pozitive prej 4 muajsh

Mos i humb

Një vajzë katër vjeçare në Itali rrezikon të mos shpallet e shëruar kurrë nga infeksioni i shkaktuar nga koronavirusi dhe teksa prej 4 muajsh vazhdon të testohet, ajo ende rezulton pozitive, duke u përballur çdo ditë me stresin dhe ankthin. Virusi nuk duket se dëshiron ta braktisë shenjestrën e tij dhe sipas rregulloreve aktuale, që të shpallet i shëruar një subjekt duhet të jetë negativ me dy tampon.

Sipas Il Giornale, nëna e vajzës tha se 4 vjeçarja është nën stres dhe ankth, zgjohet duke bërtitur, dhe flet për aroma të çuditshme.

Edhe pse kanë kaluar 4 muaj ajo nuk ka infektuar askënd.

E gjitha filloi në muajin mars, kur disa anëtarë të familjes filluan të shfaqin simptomat e para të koronavirusit. Por asgjë serioze… Më 24 Mars, vajza e vogël pati ethe, temperaturë të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje. Të shqetësuar, prindërit e çuan në spital ku mjekët i siguruan prindërit  se ajo nuk kishte probleme me mushkëritë dhe e nisën atë në shtëpi pa e testuar për Covid. Pasi e mbajti në karantinë për 14 ditë, gjate kësaj kohe në trupin e 4 vjecares nisën të shfaqeshin njolla. Vetëm pas vizitës së dytë në spital ajo u testua dhe doli pozitive me infeksionin e Covid.

Gjatë gjithë kohës që është testuar vajza ka dalë pozitive. Paskësaj nisi përiudha e gjatë e ankthit dhe stresit. Bërja e testeve të tjera do të ishte e dëmshme për shëndetin e saj psikologjik dhe nëna vendosi të shmangë torturat dhe iu drejtua autoriteteve rajonale shëndetësore në Milano

“Të gjithë më kanë konfirmuar se fëmija nuk është më ngjitës, por askush nuk merr përgjegjësinë për ta shpallur të shëruar”, tha gruaja, – pasi për mjekët ajo është ende e sëmurë

Carlo Federico Perno, Shef i Mikrobiologjisë në Spitalin e Fëmijëve Bambino Gesù në Romë, shpjegoi se “Studimet na kanë treguar se në shumicën e rasteve këta lloj pacientësh Covid nuk e transmetojnë infeksionin”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit