Ferizaj drejt krijimit të zonës së parë ekonomike

Mos i humb

Zv/ministri i Financave, njëherësh koordinatori për zhvillim ekonomik i Komunës së Ferizajt, Mustafa Grainca, i shoqëruar nga Selim Marevci, shef i kabinetit të Kryetarit Agim Aliu, takuan ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala me të cilin biseduan lidhur me procesin e krijimit të zonës ekonomike.

Shala, u zotua se në një afat rekord, do të përmbyllen të gjitha procedurat ligjore, lidhur me këtë proces, duke e vure në prioritet ministror.

Ndërsa, Grainca, falënderoi ministrin Shala, në emër të kreut të Ferizajt për gatishmërinë e treguar, në mbështetje të proceseve dhe projekte që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të Ferizajt./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit