“FETO është një ndër organizatat terroriste më të rrezikshme në histori”

Mos i humb

Kryetari i Dhomave të Avokatisë të Turqisë, Metin Feyzioğlu, me ftesën e homologut të tij kosovar, Osman Havolli, ka zhvilluar disa takime në Kosovë, ndërsa theksoi se organizata terroriste FETO është një ndër organizatat terroriste më të rrezikshme në histori.

Sipas njoftimit nga Dhoma e Avokatisë së Turqisë, Feyzioğlu, është takuar me ndihmës Dekanin e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës, Besfort Rrecaj, ku ka zhvilluar bisedime me studentët e këtij fakulteti me ç’rast kanë folur për vizitat e avokatëve të rinj në Turqi.

Feyzioğlu gjithashtu është takuar me ambasadoren e Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç nga e cila ka marrë informacione në lidhje me zhvillimet në Kosovë. Më pas është takuar me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama dhe Zëvendëskryetarin e Gjykatës së Apelit, Hashim Çollaku. Ai ka informuar detajisht kryetaren e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me rrezikun e FETO-s dhe metodat tinëzare të organizimit.

– “FETO është një ndër organizatat terroriste më të rrezikshme në histori”

Kryetari i Dhomave të Avokatisë të Turqisë, e vazhdoi programin e tij në xhaminë e bërë nga Fatih Sultan Mehmet ku ka zhvilluar bisedë me turqit e Kosovës. Ai më tej ka zhvilluar një konferencë shtypi të përbashkët me homologun Havolli, ku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me organizatën terrroriste FETO.

Feyzioğlu, tregoi të vërtetat rreth propagandës njollosëse të organizatë të cilën e kryen kundrejt Turqisë dhe tha se FETO është një ndër organizatat terroriste më të rrezikshme në histori.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit