Fier/ Zjarr në pyllin me pisha në fshatin Peshtan

Mos i humb

Një tjetër vatër zjarri ka rënë sërish në rrethinat e Fierit.

Zjarri ka rënë në pyllin me pisha, në fshatin Peshtan. Flakët kanë nisur nga pjesa e mbjellë me ullishte dhe më pas janë përhapur në pyllin me pisha.

Flaket kanë përfshirë kodrat e Likovunit, aty ku janë vendosur antenat televizive dhe të telefonisë celulare.

Këto të fundit janë larg zonës së përfshirë nga zjarri.

Zjarrfikësit e Fierit janë në vendngjarje por hyrja me mjete është e pamundur për shkak të terrenit të thyer. Era e vështirëson edhe më shumë shuarjen e zjarrit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit