Fillojnë përgaditjet për zgjedhje, partitë bëjnë gati listat

Mos i humb

Puna në partinë e Ramush Haradinaj është shtuar.

Aktivistët e AAK-së po i ndajnë detyrat tani kur ka filluar fushata e hershme.

Bile tashmë është bërë edhe plani i fushatës parazgjedhore.

Sekretari i kësaj partie Blerim Kuqi thotë se janë afër finalizimint të listës që do të kandidojnë për deputet nga kjo parti.

Megjithatë sipas Kuqit ka ende procedura për tu finalizuar.

“Lista e propozum prej nesh kalon në komision etik, pastaj të mërkurën miratohet përmes këshillit drejtues. Do të ketë emra të ri, dhe është lista fituese, po ashtu ne me 7 shtahtor e kemi një tubim…ku do të promovohen kanddatëet për deputet” .

Mobilizim u pa edhe në partinë e Albin Kurtit.

Por sipas Adnan Rrustemit nga Lëvizja Vetëvendosja, tani secila degë është duke i propozuar kandidatët e tyre.

“Procesi po rrjedhë mirë ashtu si është përrashikuar…. 1 e 5 propozoehn nga kryetari..ndërsa pjesa tjetër vijnë nga komunat”.

Ndërkohë në Partinë Demokratike të Kosovës thonë se një pjesë e listave do të jenë edhe personalitetet që kanë aderuar këtyre ditëve në këtë parti.

“Do të ketë emra të ri, por edhe ata që kanë pjesë e pdk ndërvite…ne kemi zhvilluar disa kritere se kush do të jetë listë…..deri në fund të javës do ta kemi listën e gatshme”.

E në LDK thonë se janë afër përfundimit të listës.

Sipas nënkretaritë të kësaj partie Lutfti Haziri një numër i madh i personaliteve do të futen në listë.

“LDK është e unifikem prej 3 gusshti, dhe të gjitha struktaurat janë unike dhe është përballu krejt ajo siuatuatë…Të gjithë ata kanë me qenë emra kredibil dhe do të kenë duar të pastra për me ba ndryshimin”.

Ndërkohë PSD dhe AKR ende nuk i kanë finalizuar listat për deputetë.

E zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi ka thënë se afati për t’i dozuar listat kandidatëve për deputet do të përmbyllet të premten me 6 shtator.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit