Fillon hetimi mbi përdorimin e armëve kimike në Gutën Lindore

Mos i humb

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) mori vendim për fillimin e hetimeve lidhur me akuzat për përdorim të armëve kimike në Siri.

Sipas informacioneve të marra nga burime diplomatike, OPCW ka filluar hetimet pas lajmeve lidhur me përdorimin e bombave me përmbajtje me gaz klorin shumë herë gjatë muajit shkurt në rajonin e Gutës Lindore pranë kryeqytetit Damask që ndodhet nën bllokadën e regjimit të Asadit.

Regjimi i Asadit përdori armë kimike në Gutën Lindore të dielën e kaluar, pas vendimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për armëpushim njëmujor, ndërkohë që 16 persona u ndikuan nga gazi.

Përdorimi i armëve kimike nga ana e regjimit të Asadit duhej të përfundonte më 19 gusht të vitit 2014, meqenëse pas vrasjes së 1.400 civilëve me armë kimike në Gutën Lindore më 21 gusht të vitit 2013, ai ishte përfshirë në procesin e asgjësimit të rezervave të marrë përsipër nga OPCW.

Hapjen e këtij procesi e kishte mundësuar Rusia për të penguar intervenimin e paralajmëruar nga SHBA-të. Megjithatë, pasi Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike njoftoi se ka përfunduar asgjësimi i të gjithë rezervave, regjimi i Asadit, krahas vrasjeve, vazhdoi edhe sulmet kimike për frikësimin dhe dëbimin e popullatës.

Misioni i përbashkët i OKB-së dhe Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, i njohur si Mekanizmi i Përbashkët Hetimor (JIM), më 27 tetor të vitit 2017 i paraqit KS-OKB-së një raport, sipas të cilit regjimi mban përgjegjësinë për maskarën me armë kimike në Han Shejhun më 4 prill të vitit 2017, në të cilin jetën humbën të paktën 100 civilë.

Vendimi i JIM-it nuk është i mjaftueshëm për gjykimin e përgjegjësve të masakrës para Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP). Meqenëse Siria nuk është anëtare e GJNP-së, regjimi duhet të dërgohet në GJNP nga KS-OKB, në të cilën deri më tani nuk është hedhur ndonjë hap. Ndërkohë, regjimi i Asadit vazhdon të përdorë armët kimike./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit