Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, diskutohet për Demarkacionin

Mos i humb

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka nisur mbledhjen me shefat e grupeve parlamentare dhe se pikë e rendit të ditës ndër të tjera është edhe shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Pikë tjetër e rendit të ditës për shqyrtim në Kryesi është edhe interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar.

Po ashtu, në rend dite është edhe interpelanca tjetër e kryeministrit Haradinaj sipas kërkesës së deputetes, Albulena Haxhiu, në emër të GP të Lëvizjes Vetëvendosjes, e mbështetur edhe nga shtatë deputetë nënshkrues lidhur me vendimet e Qeverisë për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës dhe për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit