Financat kosovare zvogëlojnë mëditjet për udhëtimet e zyrtarëve

Mos i humb

Zyrtarët që përveç rrogës, merrnin para të majme nga mëditjet për udhëtime jashtë vendit, kryesisht në vende të rajonit, janë goditur sot nga Ministria e Financave. Kjo ministri ka marrë vendim që t’i ulë mëditjet për zyrtarë që bëjnë vizita zyrtare.

Për këtë çështje tesheshi.com ka raportuar ditë më parë, pasi që mëditjet zyrtarët e Kosovës i kanë marrë në bazë të një vendimi të vitit 2004 i cili ishte nxjerrë nga Misioni i Komeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK.

Deri më sot, sipas rregullores në fjalë, vizita njëditore e një zyrtari të Kosovës në Shqipëri, i kushton buxhetit të Kosovës, përkatësisht taksapaguesve hiq më pak se 209 euro, që është më lirë sesa të vizitosh Austrinë (198 euro), apo Australinë e largët (160 euro). Se si mund të jetë kostoja ditore e shpenzimeve më e lartë se në Shqipëri sesa në Australi apo në Austri këtë vetëm hartuesit e kësaj rregulloreje mund ta dinë.

Por ky vendim ka ndryshuar sot dhe do të hyjnë në fuqi me 1 korrik të këtij viti.

Siç duket ky vendim ka ardhur pas kritikave të shumta se në vendet me standard më të ulët jetese, siç janë vendet e rajonit, mëditjet kanë qenë më të larta, ndërkaq në vendet me standard të lartë të jetesës, mëditjet kanë qenë më të ulëta.

Në bazë të vendimit që ka siguruar Koha.net, shihet se ndryshim ka pësuar shteti shqiptar, në të cilin në të kaluarën mëditjet janë paguar nga 209 euro, ndërsa tani është 130 euro. Në këto tarifa përfshihet fjetja dhe ushqimi bashkë me shpenzime tjera të vogla.

Kurse ndryshim tjetër shihet edhe tek Afganistani, vend në të cilin më parë është paguar mëditje prej vetëm 82 eurosh, kurse me vendimin e ri, mëditja për këtë vend shkon deri në 200 euro. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit