Finlanda paralajmëron se nuk ka kohë për një marrëveshje të re mbi Brexit-in

Mos i humb

Prishtinë

Kryeministri i Finlandës, Antti Rinne, është shprehur se Britanisë po i mbaron koha për të paraqitur një propozim të ri dhe kredibil për Brexit-in

Duke folur në Pragë sot pas takimit me homologun e tij çek Andrej Babis, Rinne tha se alternativa më e mirë për daljen e rregullt të Britanisë nga Bashkimi Evropian është marrëveshja tashmë e negociuar midis dy palëve, por që qeveria aktuale britanike e hodhi poshtë.

Babis, ndërkohë, tha se “situata në Britani është e paqartë dhe askush nuk e di se cili do të jetë fundi i saj”.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka premtuar të largojë vendin e tij nga BE deri në fund të muajit të ardhshëm, me ose pa një marrëveshje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit