Fisnik Qosja: Opozita duhet të forcohet për garën e ardhshme zgjedhore

Mos i humb

Fisnik Qosja sapo ka përfunduar votimin e ri në garën për kreun e PD. Ai ka bërë të ditur se ka votuar pro kreut aktual Sali Berisha ndërsa ka shtuar se dega e PD në Kavajë ka hyrë në një proces riorganizimi, në përgatitje për zgjedhjet vitit 2027.

“Sapo votova për konfirmimin e Berishës, e atij që mban peshën e opozitarizmit në Shqipëri.

Votuan edhe për kryetarët e degës Kavajë, që po hap një proces riorganizimi sepse kemi nevojë për energji të reja për zgjedhjet 2027.

Pjesëmarrja deri tani vijon të jetë shumë e mirë, e kënaqshme, qytetarët demokratë po vijojnë të votojnë ndërsa një pjesë e tyre do të paraqiten pasdite për shkak të punëve”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit