Fiton 1 milion dollarë: Historia e mësueses më të mirë në botë

Mos i humb

Një britanike është fituesja e çmimit të radhës si mësuesja më e mirë në botë.

Mësuesja nga Londra ka fituar plot 1 milion dollarë.

Ajo jep mësim në një shkollë në veri të Londrës.

Mësuesja e artit dhe tekstileve, teksa pranoi çmimin, bëri thirrje për më shumë mbështetje për artin në shkolla, veçanërisht në komunitetet e varfra.

Zafirakou u bë e para britanike që fiton “Global Teacher Prize” duke mundur mësuese nga 170 vende të ndryshme të botës.

Ky çmim është mançuar për herë të parë në vitin 2015 nga fondacioni “Varkey”.

Qëllimi ishte që të vlerësojë profesionin e mësuesit me një ceremoni alla-Oscar në Dubai.

Në ceremoni ishin të pranishëm sportistët Mo Farah dhe Lewis Hamilton, ish-zëvendës presidenti amerikan Al Gore dhe ish-kryeministri britanik Tony Blair.

“Shpesh ne e neglizhojmë fuqinë e artit për të transformuar jetët e njerëzve, veçanërisht në komunitetet e varfra,” tha mësuesja.

Ajo është vlerësuar për punën e saj në një shkollë me nxënës nga origjina të ndryshme.

Në këtë rajon të Londrës fliten 130 gjuhë të ndryshme.

Mësuesja ka mësuar disa fraza bazike në disa gjuhë për të përshëndetur fëmijët, por edhe për të vizituar familjet e nxënësve që të krijojë lidhje me fëmijët.

Ajo është vlerësuar pasi ka krijuar një klimë sigurie, duke punuar me policinë që fëmijët të udhëtojnë të sigurt drejt shkollës dhe anasjellas./sakte.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit