Fizibiliteti i Aeroportit të Vlorës. Opozita kërkon studimin, Gjiknuri s’jep detaje për ofertën

Mos i humb

Studimi i fizibiliteti për aeroportin e Vlorës është bërë objekt debati në Komisionin e Ekonomisë mes deputeëve të opozitës dhe dy ministrave, Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka kërkuar të shohë studimin, ndërsa ministri Gjiknuri vijoi t’i qëndronte idesë se nuk mund të japë detaje mbi ofertën pasi cenohen bisedimet. Ai tha se në studimin e fizibilitetit janë dhe këto detaje.

“Këto do të jenë pjesë e negociatave dhe ju do të keni fatin e mirë, që kur të vijë kontrata të shikoni elementët e tarifimit dhe modelit ekonomik dhe tarifat për përdoruesit. Na lini që të shkojmë aty. Ato që kemi shkruar dhe nga të dhënat paraparake propozimet janë shumë më të lira se nga Rinasi”, tha Gjiknuri.

“Qeveria nuk ka asnjë copë letër që duhet një aeroport në këtë zonë?! Nuk ka Ministria studim të vetin?!”, replikoi Tabaku.

“Është mbushur Shqipëria në çdo rrëke uji me hidrocentrale, me studime të vetë operatorëve dhe asnjëherë nuk është kërkuar kjo gjë, ndërsa për një aeroport e kërkoni”, iu përgjigj Braçe-Tabakut.

Skepticizmin e opozitës në lidhje me ndërtimin e këtij aeroporti, e ka interpretuar në rrjetet sociale edhe Kryeministri Edi Rama.

“Po me Aeroportin e Vlorës çfarë kanë që votojnë kundër?! 100 mln Euro investim, 1000 të punësuar të përhershëm, superimpakt ekonomik! Jo duan çizme!”, shkruan ai./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit