FJALA: 28 nëntori na kujton sakrificën e atyre që nuk kursyen asgjë për pavarësinë e Shqipërisë dhe Kosovës

Mos i humb

Partia FJALA ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë me rastin e 108 vjetorit.

“Kjo ditë na kujton sakrificën e atyre burrave të mëdhenj, motrave dhe nënave shqiptare që luftuan dhe nuk kursyen asgjë që Shqipëria dhe Kosova të shpallin pavarësinë”.

“Por që me 28 Nëntor për arsye të ndryshme dhe të njohura, vetëm Shqipëria arriti ta shpall pavarësinë. Shpallja e pavarësisë ishte një rrugëtim i vështirë dhe i udhëhequr nga burra të mëdhenj si Ismail Qemali dhe Isa Boletini”.

“Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë rezultoi me një agresion të vendeve fqinjë si Serbia dhe Mali i zi që synonin pushtimin e trevave shqiptare, por trimat shqiptar të udhëhequr nga Komandanti i tyre Isa Boletini, luftuan dhe mbrojtën nderin, gjakun dhe trojet shqiptare”.

Partia FJALA tha se kjo festë ka edhe një peshë të madhe sepse në këtë datë lindi edhe heroi, Adem Jashari.

“Kjo datë 28 Nëntori, përveç shpalljes së Pavarësisë ka edhe një peshë të madhe historike ngase është ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari i cili flijoj vetën dhe familjen e tij për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Jeta dhe vepra e tij është argument dhe shembëlltyrë për ne se si duhet të punojmë dhe veprojmë për vendin tonë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit