Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u arrestua dje nga SPAK në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Ndaj tij rëndojnë 3 akuza, mes tyre ajo e shpërdorimit të detyrës.
Bashkë më të në aferën korruptive të inceneratorëve janë të përfshirë edhe Klodian Zoto dhe Stela Gugalli, që janë të shpallur në kërkim.
Ndërkohë avokati i Lefter Kokës ka deklaruar që ish ministri do të tregojë gjithçka di për aferën e inceneratorëve në gjykatë kur të dalë për t’u njohur me masën e sigurisë.
Aktualisht Koka vijon të mbahet në qelitë e paraburgimit.
Ish-ministri i Mjedisit ka zgjedhur të mbrohet nga avokati Fatmir Braka, i cili njihet edhe si avokati i ish-Kryeministrit Fatos Nano.
Koka u vu në pranga ditën e djeshme pasi akuzohet për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ai u prangos në shtëpinë e tij në Durrës dhe me duar në xhepa e pa pranga u filmua teksa futej në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.


