Flet mjeku që tentoi ta shpëtojë Ivanoviçin: Këto ishin plagët që ia morën jetën

Mos i humb

Flet mjeku që tentoi ta shpëtojë Ivanoviçin: Këto ishin plagët që ia morën jetën

Drejtori i spitalit në veri të Mitrovicës, Millan Ivanoviç, është deklaruar lidhur me vdekjen e Liderit të Iniciativës Qytetare serbe, “Liri,demokraci, drejtësi”, Oliver Ivanoviç.

Sipas tij ndërhyrja për të shpëtuar atë ka zgjatë nga ora 08:30 deri në ora 09:15.

Siç tha ai, u ndërmorën të gjitha masat e nevojshme të shpëtimit, por nuk u arrit të shpëtohej dhe vdekja u konfirmua në ora 09:15.

Ai gjithashtu shtoi se Ivanoviç kishte lëndime të marra në afërsi të gjoksit, kishte pesë plagë nga një armë zjarri saktësisht në pjesën e sipërme të gjoksit.

Sipas tij ishte pikërisht dobësimi i zemrës, problemi kardiak që nuk e la atë t’i rezistojë plagëve të marra.

Ivanoviç u gjet i vrarë para zyrës së tij në Mitrovicë për të cilën vrasje avokati i tij, Nebojsha Vlajiç tha se ishte një frikë e tmerrshme në momentin kur morën vesh për vdekjen./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit