Flokët mund t’ju zbulojnë kancerin e prostatës!

Mos i humb

Problemet me prostatën shfaqen në moshën e vonshme dhe me to ballafaqohet një numër i madh meshkujsh.

Kanceri i prostatës është një ndër format më të shpeshta të sëmundjes. Një në tetë meshkuj gjatë jetës sëmuret nga kjo sëmundje, e cila zakonisht i godet meshkujt më të vjetër se 50 vjeç dhe me kalimin e viteve rreziku shtohet.

Kanceri godet gjëndrën e vogël e cila gjendet afër komblikut dhe prodhon lëngun i cili përzihet e spermën dhe e nxjerr jashtë me rastin e ejakulimit.

Mesatarja e viteve kur meshkujt diagnostikohen me këtë sëmundje është midis moshës 65 dhe 69 vjeç. Mirëpo, ekziston rreziku edhe tek ata meshkuj të cilët janë më të rinj se 50 vjeç.

Këtë muaj shënohet muaji i cili i përkushtohet ngritjes së vetëdijes për këtë formë kanceri dhe mjekët paralajmërojnë që simptomat e kancerit të prostatës janë të dukshme që në moshë të re.

Meshkujve, të cilët janë në moshën 20-vjeçare fillojnë, fillojnë t’u bien flokët dhe humbin shumë shpejtë flokët, kanë shanse dy herë më shumë që të sëmuren nga kanceri i prostatës.

Kjo nuk do të thotë që të gjithë meshkujt të cilët kanë mbetur pa flokë do të sëmuren nga kanceri i prostatës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit