Kompanitë e udhëtimit po paralajmërojnë që të jeni të gatshëm për radhë më të gjata nëse fluturoni gjatë verës.
Vonesat po shkaktohen nga kontrolli i certifikatës me Covid 19.
Një zëdhënës i TUI thotë se duhet të shkoni të paktën 2 orë e gjysmë para nisjes, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Certifikatat shqyrtohen nga stafi i check-in.
Udhëtimet lejohen nga ata që kanë bërë 2 doza të vaksinës, ose janë rikuperuar nga Covid ose janë testuar negativisht.