FNSH rrethon Lushnjen/ Ja kush është biznesmeni që kërkohet…

Mos i humb

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nga Tirana dhe Fieri kanë blinduar qytetin e Lushnjes, ndërsa janë në kërkim të biznesmenit Julian Sula, i njohur ndryshe si Juli i Pashakos.

Operacioni ka nisur rreth 3 orë më parë, ndërsa biznesmeni nuk është gjendur në banesë dhe policia lokale e mbështetur nga FNSH ka nisur kontrollet.

Raportohet se postoblloqe të shumta janë ngritur në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit, por edhe rrethinat, në kërkim të biznesmenit, që është një emër i njohur për uniformat blu.

Sula është shoqëruar disa herë nga policia për ngjarje të rënda kriminale, ndërsa në fillim të muajit tetor iu sekuestruan 70 mijë euro dhe një automjet me vlerë 100 mijë euro.

Nuk dihet nëse kërkimi policor ndaj biznesmenit ka lidhje me ngjarje të ditëve të fundit, apo ka lidhje me hetimet që po zhvillohen ndaj tij, lidhur me aktivitete kriminale, mbi të cilat dyshohet se ka vendosur edhe pasuritë që i janë sekuestruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit