FONDACIONI I RINISË ISLAME DHURON LIBRA PËR MEDRESENË E PRESHEVËS

Mos i humb

Sot, me 01.08.2024, Anëtari i Fondacionit te Rinise Islame ne Cyrih, dhe njëherit anëtar i kryesisë së Xhamisë Shqiptare në Seebach të Cyrihut, Elham Musliu e vizitoi Bashkësine Islame në Presheve, ku u takua me kryetarin Mehmet Sahitin.

Elham Musliu e njoftoi kryetarin Sahiti për zhvillimin e jetës fetare në mërgatën shqiptare në Zvicër dhe aktivitetet fetare, kulturore dhe humanitare që zhvillohen nga xhamitë shqiptare në Zvicër, me theks të veçantë Xhamia Shqiptare në Seebach, si dhe Fondacioni i Rinisë Islame.

Me këtë rast, bibliotekës së medresesë së Preshevës iu dhuruan 22 ekzemplarë nga libri “Kur’ani dhe psikologjia”, i përkthyer në gjuhën shqipe prej Bashkim Aliut dhe Abdulkerim Sadikut.

Përndryshe, libri është botuar në 10 mijë kopje në Zvicër dhe u është shpërndarë si dhuratë familjeve shqiptare të përkatësisë islame nga ana e Fondacionit të Rinisë Islame-Cyrih, me rastin e Bajramit të Kurbanit.

Ekzemplarë nga ky libër do tu shpërndahen edhe institucioneve tjera arsimore islame në trojet shqiptare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit