Fondacioni turk TDV ka shpërndarë 430 mijë pjesë të kurbaneve

Mos i humb

Drejtori i përgjithshëm i Fondacionit të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV), Savaş Polat, tha se në kuadër të programit të kurbaneve të dhuruara kanë prerë dhe shpërndarë në 287 qendra brenda vendit dhe në 436 rajone të 143 shteteve, 430 mijë e 8 pjesë të kurbanit.

Në historinë e organizimit çerek shekullor të fondacionit TDV për kurbanin kjo është shifra më e lartë e shpërndarë për personat në nevojë dhe adhurimi i kurbanit është shndërruar në një mobilizim të madh të ndihmës për kurbanet e dhuruara ndaj institucioneve në vitet e fundit.

Polat ka theksuar se Fondacioni TDV që prej vitit 1993 zhvillon organizmin e kurbaneve të deleguara me Kryesinë e Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet) dhe se falë kësaj bamirësitë e bëra nga populli i kanë shpërndarë në të katër anët e botës.

Duke vënë në dukje se adhurimi i kurbanit përmirëson ndjenjat e dorëzimit dhe të vëllazërisë, Polat tha se “Ky Bajram ka afruar vëllezërit dhe të gjithë besimtarët në botë që nga Afrika, Azia, Lindja e Largët, Amerika Jugore, Arakani, Haiti, Tanzania e deri nga Izmiri në Van. Me vëllezërit tanë është përmirësuar edhe më shumë vëllazëria dhe që të gjithë së bashku kemi përjetuar begatinë dhe gëzimin e Bajramit”.

“Fondacioni i Diyanet ka organizuar aktivitetin e therjes dhe shpërndarjes së kurbanit në 436 pika në 145 vende të botës. Në këtë mënyrë kemi përmbushur amanetet e popullit tonë dhe gjithashtu jemi bërë pjesë e gëzimeve të Bajramit duke u dërguar vëllezërve tanë në nevojë kurbane në pozita të ndryshme gjeografike”, tha Polat.

Po ashtu Polat ka informuar se kanë rritur numrin e kurbaneve që do të theren në ishullin Lombok të Indonezisë për shkak të tërmetit të ndodhur para Bajramit.

Polat ka theksuar se këtë vit është shënuar një rritje e madhe në kurbanet e dhuruara për TDV-në, ku ai ka informuar se në vitin 2015 ka patur një rritje me 29 për qind, në vitin 2016 një rritje me 30 për qind, në vitin 2017 me 5 për qind dhe në vitin 2018 një rritje 76 për qind./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit