Forcat ajrore amerikane kryen sulmin e parë me avionët F-35A

Mos i humb

Forcat ajrore amerikane kanë kryer sulm mbi një rrjet tunelesh të organizatës terroriste DEASH në Irak, ndërsa ky është misioni i parë luftarak të cilin e kanë kryer dy avionë luftarakë të gjeneratës së re F-35A.

Piloti i avionëve amerikanë, Yosef Morris, deklaroi se dy avionë F-35A kanë kryer një operacion të suksesshëm në Irak dhe se u vërtetuan të gjitha përparësitë e mjetit fluturues që gjatë fluturimit i ka nga ai paraprak.

“Avioni i kompanisë Lockheed Martin është i pajisur me teknologjinë bashkëkohore që na mundëson mbledhjen e menjëhershme të informacioneve nga zona luftarake dhe ndarjen e njëkohshme të informacioneve me avionë të tjerë në atë zonë të operimit. Kjo na bën shumë më efikas dhe të organizuar në ajër”, tha Morris.

Forcat amerikane angazhuan avionët F-35A në bazën ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa bëhet fjalë për avionë që njihen si më të aftë dhe më perceptues në ajër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit