Forcat ajrore irakiane sulme kundër DEASH-it në Siri

Mos i humb

 

 

Forca ajrore të Irakut kanë goditur një pozitë të madhe të DEASH-it në provincën veriore të Al-Hasakah të Sirisë, tha të hënën në një njoftim Ministria e Mbrojtjes e Irakut.

Sipas njoftimit, avionët irakianë F-16 goditën “selinë logjistike” të lidhur me grupin terrorist në jug të qytetit Al-Dashisha të Al-Hasakah.

Ministria nuk ka dhënë ndonjë informacion në lidhje me dëmet ose për viktima.

Nuk është hera e parë që ushtria irakiane sulmon pozicionet e DEASH-it në Sirinë fqinje.

Më 19 prill, avionët irakianë kryen sulme ajrore kundër pozicioneve terroriste në provincën lindore Deir ez-Zor të Sirisë.

Zyrtarët irakianë theksuan se sulmet po zhvillohen në koordinim me miratimin e qeverisë siriane.

Dhjetorin e kaluar, zyrtarët në Bagdad deklaruan se prania ushtarake e DEASH-it në Irak është shkatërruar pas një lufte shkatërruese trevjeçare.

Megjithatë, grupi terrorist duket se ende mban një prani aktive në një pjesë të caktuar të Irakut verior dhe perëndimor./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit