Forcat e Asadit sulmojnë Idlibin, nxirret nga rrënojat një foshnjë tremuajshe

Mos i humb

Vazhdojnë sulmet e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad mbi vendbanimet në rajonin e Idlibit.

Forcat e regjimit dhe grupet e tyre besnike militante proiraniane kryen sulme ndaj qyteteve të Khan Sjaykhun dhe Saraqib në provincën e Idlibit. Po ashtu në shënjestër ishin dhe qytetet në provincën Hama, të cilat së bashku përbëjnë zonën e de-eskaimit në verilindje të Sirisë.

Gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit në zonën Cisir es Sugura në Idlib, nën rrënoja u nxorr një foshnjë tremuajshe.

Lagjet në juglindje të Idlibit nga orët e hershme të mëngjesit të djeshëm janë objektiv i forcave të Asadit. Të premten në mbrëmje në fshatin Haviz u shkrepën dhjetra projektilë.

Idlibi është enklava më e madhe nën kontrollin e opozitës në Siri. Me ndërmjetësimin e Turqisë dhe Rusisë në Soçi në shtator të vitit të kaluar, u arrit një marrëveshje mbi armëpushimin në Idlib dhe krijimin e zonës së de-eskalimit për civilët.

Në përputhje me marrëveshjen, forcat opozitare tërhoqën armët e rënda nga rajoni në tetor dhe forcat besnike ndaj regjimit të Asadit kryen një seri sulmesh artilerike dhe ajrore në atë rajon.

Rrjeti i të Drejtave të Njeriut në Siri (SNHR) më parë njoftoi se në sulmet e regjimit që nga fillimi i vitit në Idlib u vranë më shumë se 112 civilë dhe u plagosën mbi 340 të tjerë.

Forcat e regjimit të Asadit kanë intensifikuar sulme që nga fillimi i shkurtit në zonën e de-eskalimit në Idlibi. Që atëherë, deri në 8.000 familje nga Idlibi kanë ikur në territorin e Turqisë dhe janë strehuar në kampet e atjeshme.

Që nga nënshkrimi i marrëveshjes midis Turqisë dhe Rusisë, që synon mbrojtjen e armëpushimit në Idlib, rreth 25.000 familje janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit