“Forcat e regjimit në Idlib kanë vrarë shumë civilë”

Mos i humb

Komisioni Ndërkombëtar i Hetimeve në Siri i Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka theksuar se regjimi i Bashar al Asadit duke vazhduar sulmet ndaj vendbanimeve civile në Idlib ka shkaktuar humbje njerëzore.

Komisioni në raportin e tij ka vënë theksin se Turqia dhe Rusia me marrëveshjen e Soçit kanë luajtur një rol të rëndësishëm në uljen e tensioneve në Idlib.

Regjimi ka vazhduar sulmet kundër vendbanimeve civile në Idlib dhe në zonën e Halepit perëndimor dhe se nuk ka ndërmarrë ndonjë masë për të parandaluar dëmet, thuhet në raport.

Po ashtu në raportin ku vihet në dukje se në zonat që kalojnë nën kontrollin e regjimit vazhdojnë ndalimet me detyrim, zhdukjet dhe vështirësitë për rikthimet thuhet se deri më tani këto veprime “kanë shkaktuar vdekjen e mijëra civilëve”

Raporti rikujton që forcat e regjimit pasi morën nën kontroll rajonet në jug të vendit, në gusht 2018 ato janë drejtuar për në veri, dhe se gjatë muajve gusht dhe shtator janë vendosur në objektiv spitalet dhe vendbanimet civile.

Në raportin e OKB-së për Sirinë thuhet se “Forcat e regjimit në Idlib kanë vrarë shumë civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, pavarësisht krijimit të një zone pa armatim”.

– Shkeljet e YPG/PKK-së 

Ndër të tjera në raport janë përmendur edhe sulmet e kryera me arsyetimin për pastrimin e DEASH-it në Dejrizor të ndërmarra nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-ja dhe organizata terroriste YPG/PKK e cila përdor emrin Forcat Demokratike të Sirisë (FDS).

“FDS e rimori nga DEASH-i zonën Hexhin në dhjetor të vitit 2018, por lufta shkaktoi humbje të civilëve në përmasa ekstreme”, thuhet në raportin ku theksohet se “Mijëra gra, burra dhe fëmijë ndalohen në mënyrë të paligjshme në zonat e kontrolluara nga FDS (YPG/PKK). Disa prej tyre vazhdojnë të mbahen në kampe të mjerueshme pa i përmbushur nevojat e tyre themelore”.

Raporti gjithashtu vuri në dukje se 41 mijë civilë në kufirin jordanez vazhdojnë të jetojnë në kushte jashtëzakonisht të rënda pa qasje në kujdesin mjekësor, edukimin dhe furnizimet themelore që nevojiten.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit