Ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar kanë arrestuar 16 palestinezë.
Ushtria izraelite njofton se në operacionet e kryera gjatë natës në disa lokacione në Bregun Perëndimor janë arrestuar disa palestinezë nën akuzën për pjesëmarrje në aktivitete terroriste.
Forcat izraelite shpesh ndërhynë në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor, ku nën akuza të ndryshme arrestojnë palestinezët.
Të dhënat zyrtare palestineze tregojnë se në burgjet izraelite ndodhen rreth 6.500 palestinezë, në mesin e të cilëve gra dhe fëmijë./Rtv Islam/


