Forcat izraelite bombarduan zonën përgjatë kufirit me Gazën

Mos i humb

Forcat izraelite kanë bombarduar dy lokacione përgjatë kufirit me Gazën.

Sipas dëshmitarëve, ushtria izraelite ka bombarduar Beyt Lahya, në veri të Gazës, më pas Shujaiyya, që gjendet në lindje të Gazës, ndërsa bëhet fjalë për lokacione të cilat grupet palestineze i përdorin si qendra vëzhgimi.

Forcat izraelite pohojnë se para bombardimeve nga rajoni i Rripit të Gazës janë shkrepur pesë raketa, ndonëse për atë askush nuk ka marrë përgjegjësinë.

Në intervenimin e djeshëm të ushtarëve izraelitë gjatë protestave paqësore “Marshi i Kthimit të Madh”, të cilin palestinezët i organizojnë përgjatë kufirit me Gazën, humbën jetën dy palestinezë, ndërsa 66 u plagosën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit