Forcat izraelite intervenojnë ndaj marshit në qytetin El Halil

Mos i humb

Ushtarët izraelitë, kanë intervenuar ndaj marshit të organizuar për rihapjen e Rrugës Shuheda të mbyllur për trafik në qytetin e Bregut Perëndimor të pushtuar, El Halil (Hebron).

Pas thirrjes të një grupi rinor kundër vendbanimeve, janë mbledhur pranë xhamisë Ali el-Beka ndërsa është marshuar drejt Rrugës Shuheda, për rihapjen e kësaj të fundit. Në marshim kanë marrë pjesë edhe anëtarët e Neturei Karta, Hebrenjë Haradem Orthodoksë.

Forcat izraelite për shpërndarjen e palestinezëve përdorën shok bombë dhe gaz lotsjellës. Gjithashtu ushtarët kanë rrahur pjesëmarrësit në marshim.

Koordinatori i Bashkimit Rinor Kundër Vendbanimeve, Isa Amr, në deklaratën për AA, tha se “Bëjmë thirrje për nxjerrjen e kolonëve hebrenj nga qyteti i vjetër, kthimin e shtëpive pronarëve të vërtetë të tyre dhe rihapjen e Rrugës Shuheda e cila qëndron e mbyllur që nga masakra e vitit 1994”.

Rruga Shuheda e cila është ndër rrugët më të frekuentuara të qytetit El Halil dhe që i lidh te dy pjesët e qyteti, kishte hyrë nën kontrollin e Izraelit pasi që në vitin 1995 një kolon hebrenj kishte vrarë rreth 30 palestinezë në xhaminë Ibrahim.

Besohet se brenda xhamisë Ibrahim gjendet varri i profetit Ibrahim, ndërsa pas sulmit në fjalë ishte ndarë në dy pjesë, një pjesë muslimanëve, ndërsa tjetra hebrenjve. Pjesa e ndarë për hebrenjtë ishte shndërruar në sinagogë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit